Lidhje

Rishikohen masat e sigurisë në Stade de France


Policia në kryeqytetin francez rishikoi sot protokollet e sigurisë në Stade de France në përgatitje për finalet e evropianit të futbollit.

Franca do të jetë mikpritëse e turneut që zhvillohet nga 10 qershori deri më 10 korrik. Rreth 2.5 milion tifozë pritet të mbushin stadiumet, duke përfshirë 1.5 milionë vizitorë të huaj.

Forcat e sigurisë bënë sot stërvitje dhe rishikuan protokollet e sigurisë për t'iu përgjigjur kërcënimeve të tilla si shpërthimet e mundshme apo për të menaxhuar turmat në ngjarje të tilla sportive.

Rreth 90,000 policë dhe personel sigurie janë duke u mobilizuar për të garantuar sigurinë në stadiume.

Rregullat e gjendjes së emergjenës vazhdojnë të jenë në fuqi në të gjithë vendin, pas sulmeve nëntorin e kaluar, kur militantët islamikë vranë 130 njerëz në Paris.

XS
SM
MD
LG