Lidhje

Prodhimi industrial i Eurozonës ende në rënie


Eurozona thotë se prodhimi industrial ra për të tretin muaj radhazi në nëntor, treguesi i fundit se blloku i monedhës së përbashkët mbetet i zhytur në recesion.

17 vendet e Eurozonës thanë sot se prodhimi industrial ra në përqindjen më të madhe në gati tre vjet në nëntor, me zero presje tre përqind. Analistët kishin parashikuar se ky prodhim do të përmirësohej disi.

Nga nëntori i vitit 2011 deri nëntorin e kaluar, prodhimi industrial në eurozonë ka rënë 3 presje 7 përqind.

Ekonomia e eurozonës është tashmë në recesion, duke u tkurrur për të dytin tremujor rradhazi, nga prilli në shtator. Me shifrat e fundit për prodhimin industrial, ekspertët thonë se ekonomia e eurozonës ka të ngjarë të shënojë tremujorin e tretë radhazi të recesionit në tremujorin e fundit të 2012.

Ekonomia e eurozonës është përballur me borxhin në rritje të disa vendeve që kanë vendosur masa shtrënguese për të kontrolluar shpenzimet. Gjatë viteve të fundit, eurozona ndihmpi Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë dhe tani po shqyrton një paketë ndihmash për Qipron.
XS
SM
MD
LG