Lidhje

Vazhdon vala e emigrantëve nga Afrika në Evropë


Roja bregdetare e Italisë thotë se shpëtoi nga mbytja rreth 1.000 emigrantë në detin Mesdhe, ndërsa një person u gjet i vdekur.

Zyrtarët thonë se emigrantët u gjetën në nëntë varka të ndryshme - gjashtë prej gome dhe tre prej druri - dhe u shpëtuan në operacionet e rojes bregdetare gjatë gjithë ditës së djeshme. Ata thonë se trupi pa jetë u gjet në një prej gomoneve.

Roja bregdetare tha se emigrantët po transferohen në brigjet siciliane, por nuk dha detaje në lidhje me kombësitë e tyre.

Shumica e migrantëve nga Libia në Itali vijnë nga Afrika apo Lindja e Mesme, dhe zakonisht paguajnë kontrabandistët për kalimin e detit.


Më shumë se 180,000 emigrantë mbërritën në Itali vitin e kaluar, një numër rekord. Kombet e Bashkuara thotë se më shumë se 5,000 njerëz vdiqën vitin e kaluar duke u përpjekur për të kaluar Mesdheun.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG