Lidhje

Si funksionon Departamenti i Drejtësisë

Si zyrtari kryesor i rendit ligjor, Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, mbikqyr zbatimin e ligjeve federale. Prokurori i Përgjithshëm kryeson Departamentin e Drejtësisë që është kthyer në agjencinë më të madhe ligjore të botës, që kur e krijoi Kongresi në vitin 1870.

Misioni i Departamentit të Drejtësisë është “të imponojë ligjin” dhe “të mbrojë interesat” e vendit, ta mbrojë nga kërcënime “të huaja dhe të brendshme”, të kërkojë “ndëshkime të drejta” për ata që kryejnë krime dhe për të “garantuar drejtësi të paanshme për të gjithë amerikanët”.

Departamenti i Drejtësisë mbikqyr një personel prokurorësh amerikanë, të njohur edhe si kryeprokurorë që përfaqësojnë qeverinë federale në gjykatat amerikane.

Prokurorët janë të vendosur në gjithë Shtetet e Bashkuara, përfshirë Guamin, Ishujt veriore të Marianës, Porto Rikon dhe Ishujt Virgin amerikane.

Zëvendës prokurori i përgjithshëm është zyrtari i dytë më i lartë në Departamentin e Shtetit. Personi që ka këtë detyrë menaxhon operacionet e përditshme të Departamentit të Drejtësisë dhe mund të shërbejë si prokuror i përgjithshëm në detyrë në mungesë të Prokurorit të Përgjithshëm. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga presidenti me miratimin e Senatit.

Zyrtari i tretë më i lartë në Departamentin e Drejtësisë është ndihmës prokurori i përgjithshëm që ndihmon zëvendës prokurorin e përgjithshëm në politikat që kanë të bëjnë me drejtësinë civile, përforcimin e ligjit dhe sigurinë publike. Edhe personi që merr këtë post, emërohet nga presidenti dhe konfirmohet nga Senati.

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, FBI menaxhon këtë Byro, që e konsiderohet “krahu kryesor hetues” i Departamentit të Drejtësisë dhe një “anëtar me të drejta të plota i komunitetit amerikan të zbulimit.” Drejtori emërohet për një mandat 10 vjeçar nga presidenti dhe konfirmohet nga senati.

FBI-ja thotë se është “një organizatë zbulimi që përqendrohet tek kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare me përgjegjësi të dyfishta për zbulimin dhe zbatimin e ligjit”.

Agjencia thotë se kompetencat e saj hetuese janë “më të gjera se të gjitha agjencitë e tjera federale të rendit” me autoritet ligjor për të hetuar një rreze të gjerë rastesh që nga terrorizmi i brendshëm dhe ndërkombëtar, tek krimi kibernetik, të drejtat civile dhe krimet e zyrtarëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG