Lidhje

Facebook dorëzon reklamat ruse në Kongresin amerikan


Kompania Facebook njoftoi se do t’u dorëzojë hetuesve të kongresit amerikan 3 mijë reklama që u përdorën në rrjetin e saj. Këto reklama mendohet se janë të lidhura me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Drejtuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, e bëri njoftimin ditën e djeshme, ndërsa theksoi bashkëpunimin e kompanisë me hetimet që po zhvillohen nga Departamenti i Drejtësisë dhe nga komisionet e Kongresit.

Zoti Zuckerberg është kritikuar që nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar përdorimin e Facebook-t për të manipuluar apo ndikuar zgjedhjet.

Hetimi i Facebook-ut zbuloi një operacion rus që shpenzoi 100 mijë dollarë në reklama që synonin të ndikonin në zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit të kaluar. Rusia ka mohuar çfarëdolloj përfshirjeje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG