Lidhje

Facebook, ofertë masive pasi aksionet e kompanisë hidhen në treg


Facebook, ofertë masive pasi aksionet e kompanisë hidhen në treg
Facebook, ofertë masive pasi aksionet e kompanisë hidhen në treg

Rrjeti më i madh i medias sociale depozitoi dje dokumentat për ofertën e parë publike për vlerën e saj. Analistët thonë se oferta e parë do të sjellë rreth 5 miliardë dollarë në raundin e parë, duke e bërë një nga më të mëdhatë në histori. Por sa vlen kompania në të vërtetë dhe çdo të thotë kjo për investitorët?

Me mbi 800 milionë përdorues në gjithë botën, Facebook është faqja e dytë më e vizituar në internet, pas Google. Me planet për të grumbulluar 5 miliardë dollarë nga oferta e parë publike, analistët thonë se kompania pritet të bëhet një nga më të pasurat.

Analisti Anupam Palit në kompaninë Greencrest Capital thotë se në botën e medias sociale, askush nuk i afrohet Facebook-ut.

“Është kompania më e madhe në këtë fushë dhe ne besojmë se ajo që e bën të veçantë është fakti që është shumë fitimprurëse”.

Sa fitimprurëse? Llogaritjet e para lënë të kuptohet se Facebook vlen nga 50 deri në 100 miliardë dollarë. David Kirkpatrick është autor i librit “The Facebook Effect”.

“A do të jetë oferta fillestare për Facebook-un më e madhja në historinë amerikane? Ndoshta jo, por me siguri do të jetë më e larta mes kompanive të internetit dhe teknologjisë?”

Dhe kur Facebook të fillojë të tregtojë aksionet në bursë, pas disa muajsh, mund ta bëjë Mark Zuckerbergun 27 vjeçar, një nga miliarderët më të rinj të botës. Investitorët e institucioneve financiare pritet të kenë shansin e parë të blejnë aksione të Facebook-ut. Por menaxheri financiar Jim O’Shaugnessy thotë se kjo nuk është gjë e keqe.

“Shumë nga ofertat fillestare në një vlerësim të fryrë për kompaninë, pasi ka kaq shumë bujë rreth tyre dhe investitorët janë aq të përfshirë nga entuziazmi saqë janë gati të paguajnë çdo lloj shume vetëm e vetëm që të kenë aksione. Kjo sjell mbivlerësim dhe ne u themi në përgjithësi investitorëve që të presin të paktën një vit para se të blejnë aksione për një kompani që sapo është ofruar publikisht”.

Zakonisht suksesi në bursë i kompanive të internetit nuk përputhet edhe aq me bujën që e shoqëron. Në rastet më të fundit, LinkedIn, Groupon dhe Zynga, çmimet e aksioneve ranë deri në 25 përqind pasi u përfshinë në tregun e aksioneve. Dyshime të ngjashme pati edhe për Google, kur u bë dalja e parë publike në 2004. Në atë kohë aksionet e Google shiteshin për 84 dollarë. Sot vlera është 600 dollarë për aksion. Pavarësisht nga rreziqet, analistët thonë se nuk mungojnë ata që dëshirojnë të investojnë për kompanitë premtuese.

XS
SM
MD
LG