Lidhje

Familja Obama organizon pritjen tradicionale me rastin e Pashkëve


Familja Obama organizon pritjen tradicionale me rastin e Pashkëve
Familja Obama organizon pritjen tradicionale me rastin e Pashkëve

Sot presidenti amerikan Barak Obama dhe familja e tij organizuan një pritje për fëmijët dhe prindërit e tyre për traditën vjetore të rrokullisjes së vezëve të pashkëve në kopshtin të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti, zonja e parë Michelle Obama dhe vajzat e tyre Malia e Sasha morën pjesë në këtë ngjarje ku u përfshinë edhe lojëra, tregime përrallash dhe një vizit[ nga Lepurushi i Pashkëve.

Zonja Obama vuri theksin në temën mbi shëndetin të quajtur “Get Up and Go!” Ajo ka udhëtuar në gjithë vendin për të promovuar ngrënien e ushqimeve të shëndetshme dhe ushtrimet fizike si pjesë e fushatës kombëtare kundër mbipeshës tek fëmijët.

Ajo tha se ishte mrekulluar që një numër rekord prej 30 mijë fëmijësh morën pjesë në këto aktivitete gjatë ditës së sotme.

Shtëpia e Bardhë organizoi pritje për pesë grupe me nga 6 mijë njerëz të cilët marrën pjesë në aktivitete dy orëshe. Tradita e rrokullisjes së vezëve të Pashkëve në Uashington daton nga viti 1878.

XS
SM
MD
LG