Lidhje

FBI arreston udhëheqësit e grupit të Oregonit


Byroja Federale e Hetimeve, arrestoi udhëheqësit e një grupi që kishte marrë nën kontroll një park natyror për kafshët e egra në shtetin veriperëndimor të Oregonit, për afro një muaj.

Kreu i grupit, Ammon Bundy dhe disa të tjerë u larguan nga parku dje dhe ishin nisur drejt një takimi të komunitetit, ku do të merrnin fjalën, kur autoritetet ndaluan makinën e tyre.

Sipas një deklarate të FBI-së, gjatë operacionit të përbashkët me policinë e shtetit, pati shkëmbim zjarri që shkaktoi vdekjen e një të dyshuari dhe plagosjen e një tjetri..

Zoti Bundy dhe vëllai i tij, Ryan u arrestuan, ashtu si edhe Brian Cavalier, Shawna Cox dhe Ryan Waylen Payne. Autoritetet arrestuan gjithashtu edhe Peter Santillin dhe Joseph Donald O'Shaughnessy.

Të gjithë personat janë të akuzuar për bashkëpunim për të penguar oficerët të kryejnë detyrimet e tyre, përmes forcës, frikësimit dhe kërcënimeve.

XS
SM
MD
LG