Lidhje

Trump: Së shpejti do të emëroj drejtorin e ri të FBI-së


Presidenti Donald Trump thotë se drejtori i ardhshëm i FBI-së mund të emërohet që brenda javës së ardhshme.

Presidenti i bëri komentet dje, vetëm katër ditë pasi shkarkoi drejtorin e mëparshëm James Comey. Zoti Trump tha se po shqyrton kandidatët për postin e drejtuesit të ardhshëm dhe se mund ta bëjë zgjedhjen edhe para turneut të parë ndërkombëtar që do të zhvillojë në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.

Sipas burimeve të afërta me administratën, ndër kandidatët që po analizohen janë: Alice Fisher, ish-zyrtare e lartë në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës së George Bushit: drejtori aktual në detyrë, Andrew McCabe; agjenti special i FBI-së Adam Lee, i cili aktualisht drejton zyrën e FBI-së në Riçmond të Virxhinias dhe Senatori republikan John Cornyn.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG