Lidhje

Diskutime në Shtëpinë e Bardhë mbi trazirat në Ferguson


Presidenti Barack Obama do të diskutojë sot për gjendjen në Ferguson të Mizurit, me kabinetin e tij, udhëheqës të të drejtave civile, zyrtarë të rendit dhe të tjerë në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi i sotëm do të përqendrohet tek një analizë e programeve federale në bazë të të cilav u jepen paisje të stilit ushtarak, agjencive të rendit.

Më pas, zoti Obama do të takohet me udhëheqës të të drejtave civile për të diskutuar sfidat që paraqet “mosbesimi mes forcave të rendit dhe komuniteteve me ngjyrë”. Ai do të takohet gjithashtu me zyrtarë të qeverisë, shtetit ligjor dhe udhëheqës të komunitetit, për të disktuar për përmirësimin e gjendjes nëpër zona të ndryshme të qyteteve.

Protestat kanë vazhduar në Ferguson që kur një juri vendosi javën e kaluar të mos ngrejë akuza ndaj policit të bardhë për vrasjen e afrikano-amerikanit 18 vjeçar Michael Brown.

XS
SM
MD
LG