Lidhje

Bota shënon ndërrimin e viteve me festime spektakolare


Mijëra vetë dolën natën me ngrica në sheshin e famshëm Times Square të Nju Jorkut për të festuar fillimin e vitit 2018, një traditë e përvitshme që daton që nga viti 1904.

Festimet e ndërrimit të vitit
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:47 0:00


Tarana Burke, aktivistja që nisi lëvizjen #MeToo për të tërhequr vëmendjen ndaj abuzimit seksual, shtypi butonin për të aktivizuar zbritjen e famshme të topit të kristaltë – që shënon 10 sekondat e fundit para ndërrimit të viteve – një traditë që ka identifikuar festimet në qytetin e Nju Jorkut për 110 vjet.

Viti 2017 solli një ndryshim të dukshëm në qëndrimet dhe ndërgjegjësimin për sulmet seksuale dhe ngacmimet seksuale, pasi miliona njerëz përdorën median sociale për të treguar se sa i përhapur është abuzumi seksual, pasi dolën akuza kundër dhjetra personaliteteve të njohura, përfshirë këtu edhe individë të famshëm, anëtarë të Kongresit dhe udhëheqësit e biznesit.
"Ne duhet të shkojmë drejt vitit të ri si në një fillim i ri, me një seri angazhimesh të reja për një botë më të mirë", tha Burke për New York Daily News.

Si çdo vit, turma në Times Square brohoriste duke numëruar sekondat ndërsa topi prej kristali zbriti duke arritur pikërisht në orën 12 të mesnatës kur viti 2018 filloi, i shoqëruar me fishekzjarre.

Qindra mijëra njerëz - të mbikëqyruar nga mijëra policë dhe persona të tjerë të sigurisë - mbushën sheshin, pavarësisht temperaturës rreth -12 gradë C.

"Gishtat e këmbëve na kanë ngrirë, prandaj na duhet të vallëzojmë për t’i ngrohur", tha Remle Scott për Associated Press. Ajo kishte ardhur për në Nju Jork me të dashurin e saj nga San Diego për të pritur vitin e ri.

Festimet mes të fohtit në Times Square përfshinin interpretime nga Mariah Carey, Sugarland dhe Nick Jonas.

Në Londër, fishekzjarre dhe tingujt e Big Benit – sahati i madh në kullën pranë Parlamentit Britaik - mirëpritën fillimin e vitit 2018 për rreth 100,000 vetë të grumbulluar pranë lumit Tamiz. Big Beni ka qënë i heshtur që nga gushti, kur filloi një projekt restaurimi dhe nuk është planifikuar të kthehet në shërbim të rregullt për rreth katër vjet.

Fishekzjarret ishin gjithashtu pjesë e festimeve në Paris dhe Moskë. Në kryeqytetin rus, fishekzjarre ndriçuan qiellin mbi Kremlin, ndërsa në Paris shfaqja me fishekzjarre ndriçoi qiellin e natës mbi Harkun e Triumfit.
Mijëra u mblodhën rreth portit Victoria Harbour të Hong Kongut për të parë një shfaqje muzikore prej 10 minutash, që përfshinte fishekzjarre nga çatitë dhe njerëz duke kërcyer "Auld Lang Syne".

Në kryeqytetin indonezian të Xhakartës, më shumë se 400 çifte morën pjesë në një martesë masive të Vitit të Ri të ofruar falas nga autoritetet.

Rreth 1.5 milionë njerëz u mblodhën për të parë një ylber me fishekzjarre mbi urën e njohur të qytetit Sidnei dhe në teatrin e operës, ndërsa Australia festoi legalizimin e martesës mes homoseksuale.

Në përgatitje për festimet në qytete anembanë botës, qindra mijëra zyrtarë të zbatimit të ligjit, ushtarakë dhe policë u kujdesën për sigurinë gjatë festimeve.

Në Australi, zyrtarët ishin në fuqi të plotë në terren, në ajër dhe në det si pjesë e operacionit më të madh të sigurisë në vend. Policia në Melburn muajin e kaluar arrestoi një burrë për komplot për të hapur zjarr kundër festuesve në prag të Vitit të Ri.

Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut përdorën kontrolle nëpër postblloqe, snajperë, mbyllje të rrugëve dhe qen të trajnuar posaçërisht për të siguruar sheshin Times Square.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG