Lidhje

SHBA i kërkojnë Zvicrës të ekstradojë 7 zyrtarë të FIFA-s


Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Zvicra që të ekstradojë shtatë zyrtarë të organizatës botërore të futbollit FIFA, në kuadrin e një hetimi për korrupsion.

Zyrtarët zviceranë të drejtësisë thanë sot se kanë marrë kërkesat për ekstradimin e shtatë zyrtarëve të FIFA-s të arrestuar në Zyrih në muajin maj nën dyshimet për ryshfet.

Një padi e SHBA lëshuar në muajin maj akuzon nëntë zyrtarë të FIFA-s dhe pesë drejtues korporatash për vepra që përfshijnë shantazh, mashtrim me transferim elektronik fondesh dhe pastrim parash.

Një hetim i veçantë zviceran po shqyrton akuzat për keqmenaxhim dhe pastrim parash të lidhura këto me dhënien e Kupave të Botës Rusisë dhe Katarit, përkatësisht në vitet 2018 dhe 2022.

FIFA ka pezulluar procesin e tenderit për Botërorin 2026 për shkak të këtyre problemeve.

Mikpritësi i Botërorit 2026 ishte vendosur të përzgjidhej nga anëtarët e FIFA-s në vitin 2017 në Malajzi. Por tani nuk është e qartë se kur do të merret vendimi.

XS
SM
MD
LG