Lidhje

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në Filadelfia


Ekipet e shpëtimit në Filadelfia të shtetit Pensilvania, vazhduan edhe sot kërkimet për të mbijetuar pas rrëzimit të një ndërtese 4-katëshe mbi një dyqan mallrash me çmime të ulta.

Ndërtesa ishte në procesin e shembjes së kontrolluar dhe rrëzimi i saj shkaktoi vdekjen e 6 personave. Mbrëmë mes rrënojave u gjet një grua, më tepër se 10 orë pas aksidentit, duke e rritur numrin e të mbijetuarve në të patën 14.

Sipas zyrtarëve, ndërtesa nuk kishte shkelje strukturore dhe se lejet për shembjen e saj në qendër të Filadelfias ishin të rregullta. Autoritetet thonë se nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshn në dyqan, apo në rrugë kur ndodhi aksidenti.
XS
SM
MD
LG