Lidhje

Filipine, thirrje për asgjësim të trafikantëve të drogës


Presidenti i sapo-zgjedhur i Filipineve thotë se do t’u paguajë shpërblim atyre që vrasin trafikantët e drogës.

Rodrigo Duterte pat thënë gjatë fushatës zgjedhore se do të vinte në veprim ushtrinë dhe policinë për të luftuar trafikantët.

Mbrëmë, ai ftoi edhe publikun e gjerë t’u vihej pas trafikantëve. Në komentet para një turme entuziaste, dhe me një fjalim që u përcoll nga televizioni, zoti Duterte, i cili merr zyrtarisht detyrën më 30 qershor, tha se do të paguante 107 mijë dollarë për vrasjen e trafikantëve.

Ai iu kanos personave të përfshirë në aktivitetin dhe përdorimin e drogës me fjalët se “nëse vazhdoni, “unë do t’ju vras”.

Zoti Duterte, i cili e mbështeti platformën zgjedhore mbi luftën anti-krim, tha se filipinasit që e ndihmojnë në këtë luftë, do të shpërblehen.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim nga thirrjet e presidentit të zgjedhur për të rrëmbyer armët dhe për të zbatuar drejtësinë e rrugës, duke thënë se politika të tilla janë shumë të rrezikshme. Nuk dihet çfarë kriteresh do të përdoren për të identifikuar keqbërësit.

Shiko komentet (1)

Ky forum është mbyllur
XS
SM
MD
LG