Lidhje

Autoritetet filipinase deklarojnë fitore mbi ekstremistët


Ministri i Mbrojtjes i Filipineve Delfin Lorenzana tha sot se lufta pesë mujore kundër militantëve në qytetin jugor të Marawit ka mbaruar.

Sipas tij grupi i fundit i militantëve u vra gjatë luftimeve për marrjen e një ndërtesë nga forcat e sigurisë dhe brenda saj u gjetën më shumë se 40 trupa rebelësh.

Deklarata erdhi gati një javë pasi forcat e armatosura të vendit vranë dy udhëheqës të militantëve, njeri prej të cilëve kishte shpallur besnikërinë ndaj Shtetit Islamik.

Presidenti Rodrigo Duterte deklaroi në atë kohë se Marawi ishte "çliruar nga ndikimi terrorist", ndonëse zyrtarët ushtarakë deklaronin se kishte ende 20 apo 30 militantë të armatosur.

Më shumë se 1 mijë persona janë vrarë që nga 23 maji kur forcat e sigurisë së Filipineve filluan operacion për të arrestuar Isnilon Hapilon. Ai ishte një nga terroristët më të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që kishin ofruar një shpërblim prej 5 milion dollarësh për arrestimin e tij.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis vlerësoi ushtrinë e Filipineve, duke thënë se i ka dërguar "një mesazh shumë të nevojshëm terroristëve".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG