Lidhje

Operacionet e ndihmave në Filipine


Ndihma po arrin në fund disa nga zonat e largëta të Filipineve, ndërsa zona të tjera vazhdojnë të mbeten të izoluara për të tetën ditë pas goditjes së tajfunit shkatërimtar që vrau mijëra vetë.

Ndërsa ushqimi dhe uji tani është i mundur për shumë filipinas në pjesën qëndrore të vendit, qindra mijëra dhe ndoshta miliona të tjerë janë ende të pastrehë dhe pa ujë, ushqim dhe energji, duke patur pak ose aspak ndihmë.

Një zëdhënës i OKB-së tha se transportet nga ushtria amerikane dhe ajo e Filipineve po çojnë më shumë furnizime të nevojshme për viktimat në zonat e largëta.

"Të gjitha këto furnizime po lëvizin tani nga Taclobani në pika të tjera. Janë bërë 16 deri në 18 furnizime dje dhe kaq po bëhen edhe sot. Pra në se e mendojmë këtë si qëndrën kryesore të ndihmave, furnizimet po shtrihen prej këtej në zona ë tjera. Tani mund të themi se ka një shpërndarje të drejtë".


Ndërsa më shumë furnizime po shkojnë në duart e nevojtarëve, disa njerëzve po u ngjallet shpresa mes shkatërrimeve.

"Djali im po përpiqet të rindërtojë shtëpinë pasi u shkatërrua plotësisht. Ai po e riparon në mënyë që të kthehemi aty përsëri".

Ndërkohë, një zyrtar për ndihmën ndaj katastrofave tha se numri zyrtar i të vdekurve nga stuhia ka shkuar në mbi 3,600.

Dje, ekipet e shpëtimit filluan të hedhin trupat e paidentifikuar në varre masive në një varrezë pranë Taclobanit.
XS
SM
MD
LG