Lidhje

Kërkime nënujore për avionin e zhdukur


Sot fillojnë kërkimet nënujore për avionin e zhdukur malajzian, pas njoftimit të zyrtarëve se kanë diktuar një njollë karburanti në afërsi të zonës së kërkimit.

Koordinatori Angus Houston tha se për kërkimin e mbetjeve të avionit do të përdoret një mjet nënujor i quajtur Bluefin-21, i cili do të ndihmojë për të krijuar një hartë tre-dimensionale të asaj pjese të oqeanit.

Mjetit të nënujshëm do t'i duhen dy orë për të arritur në fund të oqeanit, ku do të punojë 16 orë rresht para se të kthehet në sipërfaqe. Pas kësaj, do të duhen katër orë të tjera për të analizuar të dhënat e mbledhura.

Zyrtarët thonë se njolla e karburantit u zbulua dje nga anija e marinës australiane, Ocean Shield, dhe një mostër dy litërshe po dërgohej në breg për analiza.
XS
SM
MD
LG