Lidhje

Filmi “The Ides of March” përqendrohet tek shoqëria dhe politika amerikane


Filmi “The Ides of March” përqendrohet tek shoqëria dhe politika amerikane
Filmi “The Ides of March” përqendrohet tek shoqëria dhe politika amerikane

Filmi i zhanrit politik e thriller i Xhorxh Klunit ‘The Ides of March” është filmi më i ri që përqëndrohet tek shoqëria dhe politika amerikane. Filmi e merr titullin nga një referencë në dramën e Shekspirit “Jul Qezari” për mesin e muajit mars dhe tragjedinë që e shoqëron atë. Filmi është një dramë e hollë politike dhe nga kritika shihet qysh tani si një nga kandidatët e çmimit Oscar.

Në filmin “The Ides of March” Stefan Majers, interpretuar nga Rajan Gosling, është një menaxher brilant i fushatës së kandidatit demokrat për president Majk Morris. Guvernatori Morris, interpretuar nga Xhorxh Kluni, përpiqet të fitojë zgjedhjet paraprake në Ohajo, të cilat janë kritike për të marrë emërimin e Partisë Demokrate.

Stivën Majërs beson tek Morrisi. Por teksa ai përpiqet të hartojë axhendën politike të guvernatorit, ata përplasen. Morris nuk do kompromise por Majers ka frikë se guvernatori mund të humbasë.

Tom Dafi është menaxher i fushatës së kandidatit rival të Morisit. Dafi përpiqet të minojë guvarnatorin duke i marrë Stivën Majersin.

Takimi shkatërron besueshmërinë e Majersit dhe bën që ai të pushohet nga puna. Por ndodh diçka e papritur. Majers zbulon se guvernatori ka një sekret. Me këtë në dorë, ai e detyron guvernatorin të bëjë kompromise politike.

Gjatë aleancës së tyre të trazuar, menaxheri ambicioz i fushatës dhe politikani i kompromentuar moralisht, arrijnë pranë qëllimit të përbashkët.

Filmi ka prekur ndjeshmërinë e shikuesve në Uashington, epiendra e politikës së vendit.

“Filmi pasqyron jo vetëm klimën politike por gjithë shoqërinë. Shumë njerëz mendojnë vetëm për vete dhe se si të përfitojnë”.

“Gjithmonë bëhen allishverishe pas dyerve të mbyllura”.

Xhorxh Kluni është regjisor dhe bashkëskenarist i filmit. Krahas Rajan Gosling në rolin e Stefan Majersit, interpreton edhe Poll Xhiamati si Tom Dafi. Fituesit e çmimeve Oscar, Filip Sejmor Hofman dhe Mariza Tomei formojnë një grup aktorësh të njohur.

Kluni thtoë se ndonëse filmi është artistik, ai përshkruan politikën e ditës.

“Nëse ky film pasqyron disi cinizmin që kemi parë kohët e fundit, kjo është gjë e mirë. Nuk është gjë e keqe që të kemi një pasqyrë dhe të shohim gjërat që bëjmë. Nuk është keq të shohim mënyrën se si i zgjedhim zyrtarët tanë”.

Filmi “The Ides of March” është i fundmi në serinë e filmave që pasqyrojnë mentalitetin politik amerikan.

Një nga filmat më përfqëasues të këtij cikli ishte “Të gjithë njerëzit e presidentit” nga Alan J.Pakula. Ky film zbërthen administratën e Niksonit në vitet 70, kur dy gazetarë të Washington Postit zbuluan skandalin e Uotergejtit.

Filmi “The Ides of March” përqëndrohet në një rrezik të ri: politikat ekstreme, politikat amorale dhe cinizmi - të gjitha në një nivel më të lartë.

XS
SM
MD
LG