Lidhje

Finlanda ka krijuar një pengesë të re për miratimin e huasë për Greqinë


Finlanda ka krijuar një pengesë të re për miratimin e huasë për Greqinë
Finlanda ka krijuar një pengesë të re për miratimin e huasë për Greqinë

Finlanda ka krijuar një pengesë të re për miratimin e huasë prej 158 miliardë dollarësh që synon të shpëtojë sistemin financiar të Greqisë, duke i kërkuar Athinës që të garantojë investimin e saj në Greqi.

Rreth një muaj më parë, 17 vendet e Eurozonës ranë dakort t’i japin Greqisë një paketë të dytë ndihmash, e dyta në këto dy vjet, për ta ndihmuar këtë vend të kapërcejë vështirësitë financiare. Por disa vende të Evropës veriore po japin shenja “lodhjeje” me këto paketa ndihmash ndërsa vihet re një shtim i kundërshtimit ndaj ndihmave për Greqinë, ose ndaj ndihmave të reja për vende me borxhe të mëdha si Italia apo Spanja.

Kundërshtimi më i madh ekziston në Finlandë. Qeveria e Helsinkit po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Greqinë duke i kërkuar kësaj të fundit, të vendosë në një depozitë bankare rreth 2 miliardë dollarë, aq sa ç’është pjesa e Finlandës në paketën e ndihmave. Greqia do t’i rrimerte 2 miliardë dollarët në momentin që do të paguante huanë dhe interesat e saj.

Koncepti i garantimit të ndihmave mes Finlandës dhe Greqisë është kritikuar nga vendet e tjera evropiane, që kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje si grup i Eurozonës, për të treguar kështu mbështetje për Euron.

XS
SM
MD
LG