Lidhje

Finlandë, sulm me thikë në qytetin Turku


Policia në Finlandë tha se dy persona kanë vdekur dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë në qytetin bregdetar Turku.

Policia qëlloi në këmbë një person të cilin e arrestoi. Autoritetet paralajmëruan njerëzit të qendrojnë larg pjesës qendrore të qytetit.

Në aeroportin e Helsinkit dhe stacionet e trenit janë shtuar masat e sigurisë si pasojë e ngjarjes në Turku.

Kryeministri Juha Sippila tha se qeveria po e ndjek situatën në Turku dhe se një operacion policor është në zhvillim e sipër.

Stacioni televiziv publik YLE citonte dëshmitarët që thanë se kishin parë njerëz të shtrirë në tokë në sheshin Puutori të qytetit.

Policia nuk e ka konfirmuar numrin e viktimave dhe gjendja e tyre nuk është bërë e ditur.

Turku ndodhet rreth 140 kilometra në perëndim të kryeqytetit Helsinki.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG