Kompania e investimeve e kryeministrit italian Silvio Berluskoni është urdhëruar t’i paguajë 801 milionë dollarë një firme rivale, pasi kishte korruptuar një gjyqtar për të fituar kontratën për blerjen e një kompanie botuese.
Një gjykatë e apelit në Milano mbajti sot në fuqi vendimin e vitit 2009 të një gjykate më të ulët ndaj kompanisë së zotit Berluskoni Fininvest, edhe pse ajo e uli shumën e dëmëshpërblimit me një të katërtën.
Vajza e zotit Berluskoni, Marina Berlusconi, e cila kryeson kompaninë Fininvest, e quajti vendimin “krejtësisht të padrejtë” dhe tha se do ta apelojë atë në gjykatën më të lartë të vendit.