Lidhje

Nënpresidenti Biden nderon zjarrfikësit


Nënpresidenti amerikan, Joe Biden tha se 19 zjarrfikësit që humbën jetën më 30 qershor në Arizona ishin njerëz me një guxim të pazakontë që vdiqën në përpjekje për të shpëtuar një qytet.

Zoti Biden ishte dje në krye të një delegacioni udhëheqësish federalë dhe shtetërorë pjesmarrës në një shërbim përkujtimor të mbajtur në Prescott Valley të Arizonës.

Në sallën e mbushur plot ku u mbajt ceremonia ishin rreth 6 mijë njerëz. Rrethanat e sakta të incidentit vazhdojnë të hetohen.
XS
SM
MD
LG