Lidhje

Fituesi i programit “American Idol” hedh në treg albumin e parë


Fituesi i programit “American Idol” hedh në treg albumin e parë
Fituesi i programit “American Idol” hedh në treg albumin e parë

Fituesi i programit televiziv ”Amerikan Idol” për vitin 2011 Skot Mccreery sapo ka hedhur në treg albumin e ti të parë. “Clear as day” është albumi i parë i këngëtarit të muzikës kantri Skot McCreery. Javën e parë ai shiti thuajse 197 mijë kopje, duke u renditur i pari artist kantri për këtë vit që debuton i pari në klasifikimin Billoboard. Skoti ishte 17 vjeç kur u publikua albumi i tij i parë, duke u renditur si këngëtari më i ri në historinë e të gjitha rrymave muzikore që nxjerr një album që renditet në fillim të klasifikimeve.

Skoti mbushi 18 vjeç, vetëm 5 ditë mbas hodhi në treg albumin e tij “Clear as day”. Ai i festoi të dyja ngjarjet, si ditëlindjen edhe publikimin e albumit me një fetsë madhështore në shtëpinë e tij ku morën pjesë rreth 15 mijë adhurues të tij.

Zëri karakteristik i Skotit ka bërë që ai të krahasohet me Xhosh Tërner dhe Rendi Travis. Ai thotë se është ndikuar në muzikën e tij nga këngëtarët Xhorxh Strait, Xhemi Xhohnson, Merle Haggard dhe Xhoni Kesh. Skoti mendon se albumi i tij “Clear as Day” është një përzierje e stilit tradicional dhe modern. Ai thotë se këngët e tij janë një preazntim i vërtetë i jetës dhe vlerave të tij.

“I love you this big” është kënga që i parapriu hedhjes së albumit “Clear as day” në treg.

Mbasi kreu turin “Amerikan Idol Live tour” Skoti u kthye në qytetin e tij për të përfunduar vitin e fundit të gjimnazit. Ai thotë se mbas kryerjes së shkollës së mesme, ai do të vazhdojë studimet universitare.

Kënga e dytë e albumit “Clear as day” është duke u renditur në vendet e para të klasifikimeve të muzikës kantri.

Ndjekim tani këngën “The trouble with girls”.

XS
SM
MD
LG