Lidhje

Gjenden trupat e marinarëve në destrojerin USS Fitzgerald


Komandanti i Flotës së 7 të marinës amerikane njoftoi se janë gjetur trupat e disa marinarëve të mbytur në mjediset e brendshme të destrojerit USS Fitgerald që ishin mbushur me ujë pas një aksidenti në det.

Nënadmirali Joseph Aucoin tha se marina po kontakton familjet, por nuk pranoi të konfirmonte sa trupa ishin gjetur.

Dje u njoftua se shtatë marinarë figuronin të zhdukur pasi destrojeri u përplas me një anije mallrash pranë brigjeve të Japonisë. Nënadmirali tha se marina do të hapë një proces hetimor mbi aksidentin.

Anija e mallrave ACX Crystal u kthye dje në portin e Tokios me dëmtime të lehta në bashin e anijes por pa lëndime në njerëz.

Destrojeri dhe anija tregtare, e cila kishte përmasa katër herë më të mëdha se destrojeri u përplasën në orët e para të së shtunës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG