Lidhje

Fleckenstein: Reforma në drejtësi kyçe për Shqipërinë


Relatori per Shqipërinë në parlamentin europian: realizimi i saj mund të cel rrugën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Dekriminalizimi, Fleckenstein: Nuk di ndonjë vend që të zbatojë testin e drogës

Eurodeputeti Knut Fleckenstein, relatori per Shqipërinë në parlamentin europian tha sot në Tiranë se viti i ardhshëm do të jetë kyc për përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit europian. Sipas tij miratimi i reformës së Drejtësisë dhe nisja e zbatimit të saj do të celte rrugën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Zoti Fleckenstein u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje brenda një kohe të shkurtër mes shumicës dhe opozitës edhe për cështjen e dekriminalizimit.

Fleckenstein: Reforma ne drejtesi e rendesishme
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:56 0:00

Ndërsa ndodhet në Tiranë që prej tre ditësh, ku ka patur takime të shumta me aktorët politik shqiptarë, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein vlerësoi sot përparimin e bërë sipas tij nga Shqipëria dhe programin ambicioz të reformave të ndërmarra, sic u shpreh ai. Por ndërsa është e qartë se komisioni europian në raportin e progresit I cili pritet të publikohet në gjysmën e parë të nëntorit, nuk pritet të kërkojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim, zoti Fleckenstein, i cili është dhe relatori për Shqipërinë në parlamentin europian, është i mendimit se realizimi i reformës në Drejtësi do të celte rrugën që vendimi për nisjen e këtyre bisedime të merrej në gjysmën e dytë të 2016

“Besoj se viti që vjen do të jetë kyc për Shqipërinë, do të jetë viti kur parlamenti, me shpresë, do të miratojë reformën në Drejtësi dhe kur do të nisë zbatimi i kësaj reforme. Ajo është ndoshta reforma më ambizioze dhe më e madhe që Shqipëria ka parë gjatë 25 viteve të fundit”, u shpreh zoti Fleckenstein. Sipas tij, kjo reformë do të bëjë të mundur që të ecet përpara me më shumë shpejtësi dhe në fusha të tjera, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e do të ndihmojë dhe në thithjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Kjo reformë, saktësoi ai, “nuk është për të kënaqur komisionin europian apo kancelaren Angela Merkel, për është një detyrim i shtetit shqiptar ndaj qytetarëve të vet”.

Në fundin e vitit të shkuar, zoti Fleckenstein së bashku me homologun e tij Eduard Kukan ndërmjetësuan arritjen e një marrëveshjeje mes shumicës dhe opozitës për cështjen e dekriminalizimit. Gati një vit nga ajo kohë, marrëveshja nuk është arritur ende, ndonëse palët tanimë duket se janë shumë afër. ”Mbetem optimist e besoj se shumë shpejt mund të finalizohet. Nëse të gjithë do përqëndrohen te përmbajtja, mund të ndodhë madje dhe brenda këtij viti”, u shpreh eurodeputeti.

Palët duket se kanë ngecur në pak cështje, Ndërsa kërkesa e opozitës për shenjat e gishtërinjve duket e kapërcyeshme nga shumica, pika ndarëse mbetet ajo për testin e drogës, të cilën opozita e quan mjaft të rëndësishme. Eurodeputeti Fleckenstein tha se "Në dijeninë timë është hera e parë që një parlament do të zbatonte një praktikë të tillë. Nuk kam dëgjuar kurrë më parë për një gjë të tillë”

Për cështje e dekriminalizimit drejtuesit më të lartë të shumicës, thanë sot pas një takimi të gjatë mes tyre se janë në favor të mbylljes sa shpejt të saj dhe finalizimit të një teskti të përbashkët me opozitën.

XS
SM
MD
LG