Përmbytjet e ditëve të fundit vazhdojnë të mbajnë nën ujë dhjetëra banesa dhe disa mijë hektarë në disa qarqe në Jug të Shqipërisë. Specialistët e Bujqësisë shprehen të shqetësuar se disa kultura bujqësore janë dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme ndërsa shumë objekte bujqësore dhe blektorale kanë pësuar dëme të mëdha. Në Zonat Malore ku kanë nisur reshjet e dëborës problemet janë më të vogla për shkak se banorët janë përgatitur për stinën e dimrit.