Lidhje

Rikthehet energjia për pjesën më të madhe të Floridës


Për më shumë se 80 për qind të banorëve të Floridës është rikthyer energjia elektrike pas probleme të shkaktuara nga uragani Irma.

Por ndërkohë, sipas autoriteteve, rreth 1.92 milionë shtëpi dhe biznese ende nuk kanë energji elektrike.

Zonat pa energji ndodhen në jugperëndim dhe në jug të Floridës dhe sipas zyrtarëve energjia mund të rikthet në këto zona deri në fund të javës së ardhshme.

Vetëm në Florida uragani i fuqishëm Irma shkaktoi 25 të vdekur ndërsa në Karaibe u raportuan 50 raste të tjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG