Lidhje

Florida ekzekuton personin e parë që para dy vjetësh


Shteti i Floridës kreu ekzekutimin e parë në gati dy vjet, duke përdorur në injeksionin vdekjeprurës një medikament që shkakton gjumë, i pa përdorur kurrë më parë në përzierjet për kryerjen e një dënimi me vdekje.

Firmat farmaceutike kanë refuzuar të shesin anestetikun midazolam, për përdorim në injeksionet vdekjeprurëse.

Mark Asay u shpall i vdekur dje në mbrëmje në një burg të Floridës. Ai është personi i parë i bardhë i ekzekutuar në këtë shtet për vrasjen e një personi me ngjyrë.

Ekzekutimi i 53 vjeçarit ishte i pari në Florida që prej një ndalimit të përkohshëm të urdhëruar nga gjykata në fillim të vitit 2016.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG