Lidhje

SHBA, Flynn do të përdorë Amendamentin e Pestë


Ish-këshilltari i sigurimit kombëtar, Michael Flynn, do të përdorë të drejtën që i jep Amendamenti i Pestë i Kushtetutës për të mos iu përgjigjur kërkesës së Senatit për dorëzimin e dokumenteve që lidhen me hetimet rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s.

Dokumentet kërkohen nga Komisioni i Senatit për Çështjet e Zbulimit si pjesë e hetimit që po kryen.

Zoti Flynn kishte kërkuar më parë imunitet nga hetimet.

Hetimi i Komisionit është vetëm njëri mes disa hetimeve që po kryhen rreth bashkëpunimit të mundshëm të ekipit të fushatës së zotit Trump dhe Rusisë, mes dyshimeve se Moska u përpoq të favorizojë fitoren e zotit Trump në zgjedhje.

Presidenti Donald Trump e shkarkoi zotin Flynn në muajin pasi u vërtetua se ai nuk i kishte treguar të vërtetën Zëvendës Presidentit Mike Pence rreth kontakteve të tij me ambasadorin e Rusisë në Uashington në javët para se zoti Trump të inaugurohej si president.

Gazeta New York Times njoftonte javën e kaluar se administrata e re e emëroi zotin Flynn këshilltar të sigurimit kombëtar edhe pse ai i kishte treguar ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur se ishte nën hetim federal, sepse kishte punuar fshehurazi gjatë fushatës si lobist i paguar për interesat turke në Shtetet e Bashkuara. Zoti Flynn ishte paguar në këtë rol më shumë se 500,000 dollarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG