Lidhje

Lagarde: Nuk ka arsye për panik në bursa


Nuk ka arsye për shqetësim nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare të aksioneve shprehet drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde. Ajo thekson se rritja e ekonomisë globale mbetet e fortë, por shton se nevojiten reforma për të shmangur rrezikun nga kriza në të ardhmen.

Zonja Lagarde foli në Dubai, në një konferencë mbi prirjet globale, ku tha se nuk është momenti për këmbanat e alarmit, por është momenti për të dërguar sinjale paralajmëruese.

Bursat përjetuan luhatje të ndjeshme gjatë javës së kaluar, me humbje mbi 5% në disa indekse. Zonja Lagarde përsëriti parashikimet se ekonomia globale do të rritet 3.9% këtë vit, dhe do të vazhdojë me këto ritme edhe në 2019, që ajo e konsideron si klimë e përshtatshme për të realizuar reformat e nevojshme në tregje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG