Lidhje

FMN më optimiste për rritjen ekonomike në SHBA


Fondi Monetar Ndërkombëtar e ngriti paksa parashikimin për rritjen ekonomike në Shtetet e bashkuara për këtë vit dhe për vitin 2018, gjë që pasyron premtimin e administratës së re Trump për të rritur shpenzimet në ushtri dhe infrastrukturë.

Në raportin e saj të hënën, FMN-ja parashikon se ekonomia amerikane do të rritet me 2.3 përqind këtë vit dhe pak më tepër vitin tjetër. Gjatë fushatës, presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se planet e tij për të nxitur shpenzimet, për të ulur taksat dhe shkurtuar rregullat do të rrisin ekonominë me katër përqind.

Raporti i FMN-së thotë gjithashtu se ekonomia globale do të rritet rreth 3.4 përqind këtë vit dhe 3.6 përqind vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG