Lidhje

FMN: Rimëkembja ekonomike globale po forcohet


FMN: Rimëkembja ekonomike globale po forcohet
FMN: Rimëkembja ekonomike globale po forcohet

Ekonomisti i FMN-së Oliver Blanchard tha se rritja botërore ekonomike parashikohet të jetë rreth 4.5 përqind këtë vit dhe atë vjen, çfarë u cilësua si një ritëm rritje mjaft i lartë nga specialisti i FMN-së.

Megjithëse ky është një lajm i mirë, Blanchard tha për shtypin në zyrat qendrore të FMN-së këtu në kryeqytetin amerikan, se parashikimet e fundit tregojnë se ritmet e rritjes ndryshojnë nga ekomitë e evancuara tek ato në zhvillim.

Po të studiosh detajet, aty mund të gjeni se për ekonomitë e avancuara ne parashikojmë vetëm 2.5 përqind rritje për të dy vitet. Ndërsa për vendet në zhvillim, ne parashikojmë 6.5 përqind për secilin prej dy viteve të ardhëshme.

Zoti Blanchard thekson një shqetësim të ri që janë çmimet e të mirave materiale, të cilat janë rritur më shumë nga parashikimet. Ai tha se rritja e çmimeve ushqimore përbën më shumë problem për vendet në zhvillim ku kredibiliteti i bankave qendrore mund të jetë i vakët.

Në këto vende duhet bërë më shumë kujdes. Ka mundësi që inflacioni të jetë pak më i madh për pak kohë. Por sikurse citojnë parashikimet tona, ne nuk presim që kjo të ketë një ndikimin të madh negativ në rritjen ekonomike.

Çmimet e larta të materialeve të konsumit mund të përbëjnë kërcënim për vendet në zhvillim, madje edhe kur këto çmime nuk cenojnë rritjen ekonomike. Kostoja në rritje mund të nxisë tensione sociale. Çmimet e larta të konsumit luajtën rol në trazirat e këtij viti në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Zoti Blanchard tha se normat e ulëta të interesit e bëjnë më të lehtë përshtatshmërinë fiskale për vendet në zhvillim. Ai tha eksportet e kanë marrë veten ndjeshëm dhe po ashtu janë balancuar kërkesa nga jashtë nga shtimi i kërkesave nga brenda. Por ende, tha ai, rimëkembja globale është e pabalancuar.

Në ekonomitë më të avancuara, prodhimi është shumë më i ulët sesa mundësia. Papunësia është e lartë dhe rritja e ulët tregon se do të vazhdojë kjo prirje për shumë vite në vazhdim.

Zoti Blanchard shtoi se burimi për rritje të ulët daton përtej krizës së fundit financiare ndërkombëtare. Ai theksoi se rënia e tregut të shitblerjes së shtepive ka ndikuar në investime të ulëta në tregun e strehimit në shumë vende.

Zoti Blanchard tha se ekonomitë e avancuara kanë reaguar pjesërisht ndaj vërejtjeve të FMN-së për më shumë transparencë rreth rrezikut të bilancit bankar dhe për të rishikuar rregulloret financiare dhe mbikëqyrjen.

Kryeshefi i FMN-së për çështjet ekonomike po ashtu tha se do të duhet shumë kohë që të fillojë të shihet suksesi i përpjekjeve për të përmirësuar ekonomitë e dëmtuara në vendet e përparuara si Greqia, Irlanda dhe Portugalia.

Ai shtoi se kriza financiare nuk ka lënë pasoja të pariparueshme tek ekonomitë e tregut në zhvillim.

XS
SM
MD
LG