Lidhje

Forcat e qeverisë kalimtare në Libi marrin nën kontroll qytetin Bani Ualid


Forcat e qeverisë kalimtare në Libi marrin nën kontroll qytetin Bani Ualid
Forcat e qeverisë kalimtare në Libi marrin nën kontroll qytetin Bani Ualid

Forcat e qeverisë kalimtare në Libi kanë mundur të hyjnë në qytetin Bani Walid, një prej bazave të fundit të udhëheqësit të përmbysur Moamar Gadafi.

Përforcimet kundër Gadafit janë përqëndruar pranë qytetit. Aeroplanët luftarak të NATO-s ofruan ndihmë nga ajri një ditë më parë. Shtëllungat e tymit nga qyteti dhe një automjet i djegur në periferi ishin një tregues për luftime intensive të shtunën.

Këshilli Kombëtar Kalimtar tha se forcat kundër Gadafit përparuan drejt Bani Walid-it të premtën pasi besnikët e Gadafit qëlluan me raketa pozicionet e luftëtarëve të Këshilli Kombëtar Kalimtar. Po ashtu ka njoftime për dislokime forcash jashtë bazave të tjera të besnikëve të Gadafit, përfshi qytetin e tij të lindjes, Sirte.

XS
SM
MD
LG