Lidhje

Ndërhyrja amerikane jashtë vendit


Pas më shumë se një dekade luftërash në Afganistan dhe Irak, sondazhet tregojnë se publiku amerikan është gjithnjë e më pak i gatshëm për të mbështetur ndërhyrjen ushtarake jashtë vendit. Ky ngurrim i pengon aktivistët të cilët dëshirojnë të shohin Amerikën të ketë një rol më të fuqishëm në konflikte si lufta civile në Siri.

Luftimet vazhdojnë në Siri, ku civilët shpesh janë viktimat kryesore.

Dan Layman i Grupit mbështetës sirian dëshiron të ndihmojë.

"Kryesisht fondet tona vijnë nga individë siriano-amerikanë dhe individë amerikanë, edhe pse ne pranojmë donacione nga e gjithë bota."

Grupi mbështet fraksionet rebele të moderuara në Siri. Por Dan Layman thotë se përpjekja për për të siguruar mbështetjen e amerikanëve është sfidë.

"Publiku amerikan ndjehet pak i lodhur nga konflikti në Afganistan dhe nga jetët e humbura dhe burimet e shpenzuar në Irak, kështu që është pak e vështirë për të marrë mbështetje të madhe."

Ky ngurrimi ishte i dukshëm në një anketë të rastit që Zëri i Amerikës kreu mes turistëve që vijne në Uashington nga i gjithë vendi.

"Unë mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me këtë dhe shumë të kujdesshëm në lidhje me mënyrën se si ndërhyjmë në punët e brendshme të vendeve të tjera."

"Unë mendoj se duhet të punojnë për paqe. Ne kemi pasur shumë luftra. Ne kemi nevojë për paqe. "

"Unë mendoj se jemi lodhur nga luftrat. Amerikanët kurrë nuk kanë dashur të shkojnë në luftë, edhe pse janë përfshirë në shumë luftra kohët e fundit."

"Po, unë mendoj se duhet të tërheqemi nga ajo që kemi bërë në dhjetë vitet e fundit, sidomos duke patur parasysh gjendjen e ekonomisë tani."

Kjo është një pikëpamje që gjithashtu shrehet në sondazhet e opinionit publik, thotë Carroll Doherty i Qendrës Kërkimore Pew.

"Nuk është një lodhje pas dy luftërave të mëdha dhe një ngurrim rreth asaj që po ndodh në përgjithësi në Lindjen e Mesme dhe asaj që po ndodh në Kinë. Amerikanët nuk kanë asnjë dëshirë për të ndërhyrë në pikat e nxehta të globit. "


Dan Layman se kjo është e lodhëshme.

"Ndoshta populli amerikan ndjen se kemi nevojë për pak izolacionizëm. Kjo është shumë për të ardhur keq duke pasur parasysh konfliktet në botë tani që me të vërtetë kanë nevojë për mbështetjen tonë. "

Dan Layman shton ai është i vendosur, thotë ai. Por sfida tani është tërheqja e një publiku amerikan që ngurron
XS
SM
MD
LG