Lidhje

Franca dhe Gjermania i kërkojnë Greqisë të respektojë planin e shpëtimit financiar


Franca dhe Gjermania i kërkojnë Greqisë të respektojë planin e shpëtimit financiar
Franca dhe Gjermania i kërkojnë Greqisë të respektojë planin e shpëtimit financiar

Udhëheqësit francezë e gjermanë kanë kërkuar që Greqia t’u përmbahet kushteve për paketën e shpëtimit ekonomik dhe thanë se referendumi grek për to duhet të zhvillohet në fillim të dhjetorit. Ata e bënë këtë thirrje pas një mbledhje për krizën para takimit të nivelit të lartë të G20s në Kanë.

Pas një takimi me Kryeministrin e Greqisë, Jorgo Papandreu, dy vend më me peshë të Evropën, Franca dhe Gjermania kërkuan që marrëveshja e udhëheqësve evropiane për shpëtimin financiar të Greqisë të respektohet.

Në një konferencë shtypi mbrëmë vonë, Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi, i cili është mikpritësi i takimit të grupit të 20 ekonomive më të mëdha të botës, tha se nëse rregullat nuk respektohen, as Bashkimi Evropian dhe as Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk do të investojnë asnjë qindarkë për të shpëtuar Greqinë, e cila është e mbytur në borxhe.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se referendumi grek për kushtet e paketës financiare evropiane duhet të mbahet në fillim të dhjetorit.

Deklaratat e të dy udhëheqësve bëhen ndërkohë që kryetarët e shteteve të G20-s takohen në Kanë sot dhe nesër prë të diskutuar një sërë çështjesh, nga ndihma për vendet në zhvillim deri tek taksat. Por kriza greke dhe problemet e borxhit të eurozonës dominojnë takimin e udhëheqësve të ekonomive kryesore të botës.

Zoti Sarkozi tha se megjithëqë grekët janë të lirë të marrin vendimet e tyre nëpërmjet referendumit, evropianët si grup janë përgjegjës për stabilitetin e eurozonës dhe se solidariteti evropian dhe rregullat e lojës duhen respektuar nga të gjithë anëtarët.

XS
SM
MD
LG