Lidhje

Hollande, plan për uljen e papunësisë


Presidenti francez Francois Hollande njoftoi një program për të shtuar punësimin. Strategjia e re që shoqërohet me një fond prej 2.2 miliardë dollarësh njoftohet ndërkohë që ai përgatitet për zgjedhjet presidenciale të 2017.

Thellimi i papunësisë, tashmë në 10.6%, niveli më i lartë në 18 vjet, ka qenë një ndër pikat më të dobëta të presidencës së zotit Hollande gjatë gjithë mandatit të tij. Ai nuk ka arritur të përmbushë zotimet e fushatës për të ulur ritmet e papunësisë.

Zoti Hollande tha se Franca është “në gjendje emergjence” dhe se nevojiten masa urgjente, por ai premtoi se masat nuk do të shoqëroheshin me rritej taksash.

XS
SM
MD
LG