Lidhje

Franca shpall ndalimin e protestave pas trazirave


Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në dy qytete të tjera, pas trazirave të së shtunës gjatë të cilave u plaçkitën dhe u dogjën disa dyqane luksi.

Kryeministri Edouard Philippe tha se ndalimi i protestave do të bëhej për një periudhë të paspecifikuar në lagjet "më të dëmtuara" në Paris, Bordo dhe Tuluzë, ku ka patur shkatërrime të përsëritura që nga fillim i protestave në nëntor.

Philippe njoftoi masa të reja sigurie pas një takimi me presidentin Emmanuel Macron dhe zyrtarë të lartë të sigurisë, me synimin për të shmangur një përsëritje të dhunës së të shtunës, ku protestuesit u vunë zjarr dhe plaçkitën disa dyqane si dhe sulmuan policinë në zonën e bulevardit Champs-Elysees.

Ai tha gjithashtu se shefi i policisë së Parisit Michel Delpuech do të zëvendësohet këtë javë nga prefekti Didier Lallement.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG