Lidhje

Francë: Arrestohet një ekstremist islamik


Zyrtarët francezë thonë se kanë arretsuar një ekstremist islamik, i cili ishte i armatosur rëndë, nën dyshimet për planifikimin e sulmeve në një, ose disa kisha.

Policia tha se e ka ndaluar në Paris studentin 24-vjeçar, pasi ai telefonoi shërbimin e urgjencës dhe kërkoi të mjekohej për një plagosje me armë.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme tha se i arrestuari ishte me kombësi algjeriane. Ai kishte grumbulluar në apartamentin e tij jelekë antiplumb, si dhe dokumenta që tregonin se po planifikonte sulme në të paktën një kishë, po ndoshta edhe më tepër. Zyrtarët zbuluan se ai ishte një islamik radikal, por nuk gjetën fakte që e lidhin atë me ndonjë grup të veçantë terrorist.

Policia tha se ai kishte telefonuar urgjencën, pasi kishte qëlluar akdidentalisht veten me armë.

Që nga janari, Franca i ka shtuar operacionet e sigurisë, pasi militantët hapën zjarr në zyrat e Parisit të revistës humoristike Charlie Hebdo dhe kryen sulme tre-ditore me armë, ku u vranë 20 persona.

XS
SM
MD
LG