Lidhje

Dy gra humbin jetën në një sulm me thikë në Marsejë


Një person vrau dy gra duke i sulmuar me thikë në stacionin kryesor të trenit në Marsejë, para se të vritej nga një ushtar francez.

Policia Franceze tha se personi ishte “neutralizuar dhe goditur me armë”, shërbimi hekurudhor ishte ndërprerë dhe i këshilloi qytetarët të shmangnin stacionin.

Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb tha se po nisej për në Marsejë “menjëherë”. Prokuroria e Përgjithshme franceze tha se kishte hapur një hetim kundër-terrorizëm, megjithëse zyrtarisht nuk është dhënë ndonjë motiv për sulmin.

Burime policore e cilësuan incidentin “një sulm i mundshëm terrorist” dhe dëshmitarët njoftuan se i dyshuari thërriti “Allahu Akbar", "Zoti është i madh”, ndërsa kryente sulmin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG