Lidhje

Franca feston Ditën e Bastijës


Francezët fetuan të shtunën Ditën e Bastijës. Presidenti Emmanuel Macron, i ndoqi festime e rastit së bashku me dy vizitorë: kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong dhe ministrin e jashtëm japonez Taro Kono.

Avionët reaktivë fluturuan mbi qiellin e Parisit ndërsa mijëra trupa zhvilluan një paradë ushtarake në shëtitoren Champs-Elysees, në ritualin e përvitshëm të Ditës së Bastijës.

Avionët lanë si zakonisht në qiell gjurmë tymi në ngjyrë blu, të bardhë dhe të kuq, simbol i flamurit francez tri-ngjyrësh.

Mijëra njerëz, shumë prej tyre turistë, ishin rreshtuar në Champs-Elysees, për të parë paradën ku këtë vit morën pjesë 4,290 ushtarë, 220 automjete, 250 kuaj, 64 avioni radioaktivë dhe 30 helicopterë. Tema e festimeve të këtij viti ishte “vëllazëria ushtarake” dhe në të morën pjesë forca të xhandarmërisë spanjolle, makina të blinduara belge dhe një avion ushtarak gjerman Airbus i tipit A400M.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG