Lidhje

Zgjedhjet lokale në Francë


Në Francë sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale, ku pritet të sigurojë një numër të konsiderueshëm votash një parti e ekstremit të djathtë, që shpesh ka shprehur pikëpamje islamofobike.

Mendohet gjerësisht se “Fronti Kombëtar” i Marinë Le Penit, një parti e ekstremit të djathtë që kundërshton imigracionin, do të paraqitet mirë në votime se sa rivalja e saj, Partia Socialiste në pushtet.

Zgjedhjet mbahen ndërsa Franca është nën masa të forta sigurie, pas sulmeve terroriste të muajit të kaluar në Paris, ku u vranë 130 njerëz.

Mbështetja për Presidentin Francois Hollande, personalisht, është rritur së tepërmi, pas qëndrimit të ashpër që ai mbajti pas sulmeve, por për partinë e tij socialiste mbështetja mbetet e ulët.

XS
SM
MD
LG