Lidhje

Hollande: Franca do të vazhdojë sanksionet kundër Iranit


Presidenti francez Francois Hollande thotë se qeveria e tij do të vazhdojë sanksionet dhe presionin kundër Iranit deri kur të jetë e sigurtë se Teherani ka hequr dorë nga programi bërthamor që dyshohet se ka për qëllim prodhimin e armëve.

Zoti Hollande e bëri zotimin para udhëheqësve izraelitë, kur shkoi dje në Izrael në fillim të një vizite tri ditëshe. Në një ceremoni mirëseardhjeje në aeroport, Presidenti francez tha se Parisi nuk do të tolerojë përhapjen e armëve bërthamore. Në komentet në gjuhën hebraike, zoti Hollande tha “Unë do të jem gjithmonë mik i Izraelit”.

Izraeli i ka bërë thirrje Francës dhe pesë fuqive të tjera botërore të mos zbusin sanksionet kundër Iranit, ndërkohë që zhvillohen negociata me qeverinë e Presidentit Hassan Rouhani, i cili erdhi në post në muajin gusht. Udhëheqësit izraelitë e konsiderojnë një Iran të pajisur me armë bërthamore si kërcënim ndaj ekzistencës së vendit të tyre. Teherani ka bërë thirrje disa herë për zhdukjen e shtetit hebraik.
XS
SM
MD
LG