Lidhje

Macron pozitiv me koronavirus, udhëheqësit evropianë nxitojnë të testohen


Pallati Elysee njoftoi të enjten se presidenti francez Emmanuel Macron është prekur nga COVID-19.

Një zyrtar e përshkroi presidentin Macron si të lodhur dhe me kollë dhe tha se nuk përjashtohej mundësia që ai të zhvendosej në një rezidencë presidenciale për të pushuar.

Zoti Macron, thuhet në njoftimin e zyrës së president, do të izolohet për shtatë ditë. "Ai do të vazhdojë të punojë dhe të kujdeset për veprimtaritë e tij në distancë".

Bashkëshortja e tij Brigitte rezultoi negative pas testit për COVID-19, por u njoftua se do të vetizolohej.

Dyshohet se zoti Macron mund të jetë infektuar gjatë samitit të BE-së javën e kaluar. Kjo ka nxitur udhëheqësit evropianë të testohen.

Gjatë samitit të Bashkimit Evropian në fund të javës së kaluar, zoti Macron zhvilloi mes tjerash një takim dypalësh me kancelaren gjermane Angela Merkel, ndërsa të mërkurën u takua me kryeministrin e Portugalisë.

Presidenca franceze konfirmoi se një udhëtim i presidentit Macron në Liban i planifikuar për javën e ardhshme, është anuluar.

Franca numëron dy milionë të prekur nga koronavirusi i cili deri tani u ka marrë jetën 59 mijë e 400 vetave. Aktualisht Franca ka vendosur një masë të ndalimit të lëvizjeve në përpjekje për të frenuar përhapjen e infektimeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG