Avokati francez Olivier Metzner, i njohur për mbrojtjen e klientëve të tillë si ish diktatori panamez Manuel Noriega dhe ish kryeministri francez Dominique de Villepin, u gjet i vdekur të djelën.
Policia tha se gjeti një shënim vetvrasjeje në shtëpinë e tij. Autoritetet po kryejnë autopsinë për të gjetur shkakun e vdekjes.
Olivier Metzner e filloi karrierën e tij ligjore duke mbrojtur me sukses hajdutë të vegjël dhe shpejt u bë ekspert për lirimin e klientëve të tij për shkak të teknikaliteteve në gjykim.
Ai luftoi me sukses për të shfajësuar kompaninë Continental Airlines nga akuzat për vrasje në aksidentin tragjik të Konkordit në vitin 2000.
Por ai nuk arriti t’i siguronte pafajësinë ish-diktatorit panamez Noriega nën akuzat për trafikim droge dhe pastrimim parash.