Lidhje

Francë, të paktën 13 të vdekur nga përmbytjet


Zyrtarët francezë thonë se vërshimet e papritura kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 13 njerëzve, njëri prej tyre i rrëmbyer nga ujërat në rritje në distriktin jugperëndimor jugor Aude të Francës.

Alain Thirion, prefekti i distriktit Aude, tha se vetëm në pak orë brenda natës ranë shira që zakonisht bien gjatë disa muajsh.

Disa njerëz u ngjitën në çatitë e shtëpive, ku u shpëtuan nga helikopterët, por zoti Thirion tha se moti i keq po i pengon operacionet e shpëtimit.

Agjencia franceze Vigicrues, përgjegjëse për monitorimin e niveleve të ujit, tha se lumi Aude arriti një nivel përmbytjesh që nuk është parë prej më shumë se 100 vjetësh.

Nivelet e ujit arritën dritaret e katit të parë në disa shtëpi në qytetet Conques-sur-Orbiel dhe Villardonnel.

Rajoni Aude është i njohur sidomos për qytetin e mesjetar të Carcassonne-s.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG