Lidhje

Kryeministri francez jep dorëheqjen


Franca do të emërojë një kryeministër të ri "në orët e ardhshme", tha të premten presidenca franceze, pak pasi u bë e ditur dorëheqja e kryeministrit Edouard Philippe.

Presidenti Emmanuel Macron po synon hapjen e një kapitulli të ri gjatë dy viteve të mbetura të mandatit të tij që do të përqendrohet në përpjekjet për ripërtëritjen e ekonomisë franceze të goditur thellësisht nga kriza e koronavirusit.

Në një intervistë për disa gazeta lokale të enjten, presidenti Macron tha se po kërkon një "rrugë të re" për rindërtimin e vendit.

Ai lavdëroi “punën e jashtëzakonshme” të kryeministrit Philippe gjatë tri viteve të shkuara.

"Me duhet të gjej një zgjidhje për ta çuar vendin në rrugën e duhur," tha ai.

Riorganizimi pason humbjen e partisë së presidentit Macron në zgjedhjet lokale në qytetet e mëdhenj të Francës.

Riorganizimi ishte planifikuar edhe para votimeve, pasi që qeveria e presidentit Macron u përball me kritika para zgjedhjeve të së dielës dhe përgjatë krizës së koronavirusit.

Derisa pandemia po kulmonte në muajt mars e prill, autoritetet u gjetën nën sulm për shkak të mungesë së maskave, testeve dhe pajisjeve mjekësore.

Para kësaj, politikat pro-afariste të presidentit Macron, të cilat gjerësisht shiheshin si favorizuese për më të pasurit, ishin penguar nga lëvizja ekonomike e jelekëve të verdhë kundër padrejtësive sociale. Dimri qe përshkuar nga greva e demonstrata kundër planeve të qeverisë për të reformuar sistemin e pensioneve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG