Lidhje

Francë, jelekët e verdhë protestojnë për të 11-tën javë


Jelekët e verdhë gjatë marshimit të tyre në Marseille, Francë, 26 janar 2019

Mijëra protestues, të mbiquajtur “jelekët e verdhë”, marshuan sot në rrugët e Francës, në javën e 11-të të demonstratave të tyre kundër reformave ekonomike të Presidentit francez Emmanuel Macron.

Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, numri i protestuesve deri në orët e pasdites ishte në rreth 22 mijë.

Shumica e protestave ishin paqësore, por në Paris pati disa incidente të dhunshme në Sheshin Bastijë, në përmbyllje të ditës së marshimit. Disa protestues ndezën zjarre dhe hodhën objekte ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës, pompa uji, si dhe duke arrestuar dhjetëra persona.

Disa prej protestuesve kanë njoftuar se synojnë të organizojnë edhe protesta gjatë orëve të natës, krahas marshimeve të ditës.

Përveç kryeqytetit, marshime u zhvilluan edhe në qytetet Strasburg, Bordo, Tuluz, Marsejë dhe Lion.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG