Lidhje

Francë: Protestuesit përleshen me policinë


Protestuesit francezë dhe policia u përleshën të hënën në stacionin e trenave Gare de Lyon të Parisit, ndërsa një grevë kombëtare hyri në ditën e 19-të.

Protestuesit po sfidojnë planet e presidentit Emmanuel Macron për të reformuar sistemin e pensioneve të Francës, që do të eliminonte pensionet e veçanta për shumë pjesëtarë të sektorit publik dhe rritjen e moshës së pensionit në 64 vjeç.

Policia e ndërhyrjes së shpejtë u përlesh me një grup prej afro 30 protestuesish, në një nga stacionet hekurudhore më të ngarkuara të kryeqytetit francez.

Greva ka prekur edhe stacione të tjera, si Gare du Nord, ku kalojnë trenat e Eurostarit për në Londër dhe Bruksel dhe Gare de l'Est.

Greva kombëtare e ka paralizuar rrjetin e transportit të Francës këtë sezon krishtlindjeje, ndërsa punonjësit e sektorit të naftës, pritet të vendosin që të mbyllen rafineritë e naftës, si pjesë e protestës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG