Lidhje

Francë: Të majtët votojnë për kandidatët socialistë presidencialë


Votuesit e majtë francezë po hedhin votat në zgjedhjet paraprake të Partisë Socialiste për të përcaktuar një kandidat që ata shpresojnë se do të mund të fitojë ndaj rivalëve konservatorë dhe nacionalistë në zgjedhjet e përgjithshme në periudhën prill-maj.

Ish-kryeministri centrist Manuel Valls është një kandidat që kryeson mes shtatë rivalëve, por përballet me sfida të jashtëzakonshme nga majtistët Arnaud Montebourg dhe Benoit Hamon, të dy ish-ministra.

Dy socialistët që marrin më shumë vota, ndeshen më pas në një raund të dytë të dielën e ardhshme. Por shumë analistë thonë se fituesi i socialistëve ka gjasa të humbasë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në prill, në një vend që po karakterizohet nga populizmi kundër imigrantëve dhe stanjacioni ekonomik.

Partia e së djathtës së skajshme, Fronti Kombëtar që udhëhiqet nga Marine Le Pen, pritet që të dominojë raundin e parë, duke reflektuar një reagim të ashpër populist në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara ku Presidenti Donald Trump mori detyrën të premten.

Presidenti Francois Hollande nuk rikandidoi, pasi druhej se popullariteti i tij i do të dëmtonte shanset e socialistëve për të mbajtur Presidencën.

XS
SM
MD
LG