Lidhje

Franca dënon shpërthimin në ambasadën e saj në Tripoli


Zyrtarët thanë se sulmi sot paradite plagosi dy roje dhe shkaktoi dëme të mëdha

Franca dënoi fuqishëm një shpërthim me bombë në ambasadën e saj në kryeqytetin liban, duke e quajtur sulmin një akt të neveritshëm.

Zyrtarët thane se sulmi sot paradite në ambasadën franceze në Tripoli plagosi dy roje dhe shkaktoi dëme të mëdha.

Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius tha se sulmi mund të kishte shkaktuar edhe më shumë dëme në se nuk do të ishte vepruar me shpejtësi nga personeli i sigurimit.

Fabius paralajmëroi gjithashtu se sulmi ishte si synim jo vetëm Francën por “të gjitha vendet që luftojnë kundër grupeve terroriste”.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton i dënoi gjithashtu sulmet,duke thënë se përgjegjësit duhen nxjerr para drejtësisë.

Ministria e jashtme libiane e quajti sulmin një incident terrorist.
XS
SM
MD
LG